E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeE ke obligim me dhënë informacione për k*rimet e luftës

E ke obligim me dhënë informacione për k*rimet e luftës

Koleksionuesi i mijëra fakteve të luftës së fundit të Kosovës, dhe njëherësh edhe vëllai i dëshmores së kombit, Luljeta Shalës, Esat Shala, i ka reaguar të ashtuquajturit ‘gazetar’ Branislav Krstiq, pasi që ky i fundit kishte pohuar se ka marr pjesë në luftë kundër UÇK-së, përcjell Kosova Post.

Ja postimi i tij i plotë:

Branislav Krstiq – Kam qenë pjesë e luftimeve kundër UÇK-së!

Është tërësisht e patolerushme se si lejohet që një pjesëtar i njësive paraushtarake serbe i cili ishte pjesmarrës në luftime në zonat më delikate gjatë luftës në Kosovë – Gjakovë dhe Deçan, me dalë nëpër studio televizive në Prishtinë përditë.

Branislav Krstiq i cili tani ushtron profesionin e “gazetarit” në Kosovë dhe jeton në veri të Mitrovicës, gjatë një debati në studion televizive në “Kanal 10” u deklaruar se gjatë luftës në Kosovë ishte pjesë e aparatit ushtarak të Sllobodan Millosheviqit i uniformuar jo si pjesëtar i rregullt, por i mobilizuar si pjesëtar i njësive paraushtarake dhe ishte sistemuar në luftime në pjesën e kufirit me Shqipërinë. Pjesa ku ky thotë se ka qenë i përfshirë në luftime kundër UÇK-së ka qenë zonë nën komandën e Gjeneralit famëkeq serb Bozhidar Deliq ku janë evidentuar krime të mëdha të kryera nga forcat serbe. Në këtë zonë kanë ndodhur vrasje të civilëve të pafajshëm, dhunime të grave dhe djegie të pronave të shqiptarëve.

Krstiq u deklarua se edhe pse ishte pjesëmarrës në luftime, ai nuk është përfshirë në krime lufte! Atëherë, nëse Branislav Krstiq nuk ka kryer krime siç po deklarohet, ky duhet të jetë në dijeni se kush ka kryer krime në atë pjesë ku ka qenë i sistemuar dhe e ka obligim me dhënë informacione për këto ngjarje.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT