Monday, January 12, 2026
spot_img
HomeLajme“E intervistoi ‘Fantazmën’ në Prishtinë, Thaçi zbulon prapaskenat e fotos që çmendi...

“E intervistoi ‘Fantazmën’ në Prishtinë, Thaçi zbulon prapaskenat e fotos që çmendi rrjetin (VIDEO)

Trendit të “Fantazmës” së Prishtinës iu bashkua edhe gazetarja e Kiks Kosova, Ardiana Thaçi, e cila zbuloi prapaskenat e krijimit të fotos.

Thaçi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova,  tregoi se arsyeja pas krijimit të imazhit ishte krejtësisht personale dhe lidhej me djalin e saj 6-vjeçar, i cili kishte filluar të ndiente frikë gjatë natës.

“Në fakt, unë e bëra foton sepse djali im i vogël filloi me pas frikë. Ishte rreth orës 11 e gjysmë të natës dhe nuk e zinte gjumi. Më thoshte, ‘Unë tutna me fjet, kam dreams të këqija’”, tha Thaçi

Për ta qetësuar të birin, ajo vendosi ta përdorë të njëjtin imazh në një mënyrë pozitive.

“Dhe pastaj unë bëra një fotografi tjetër, ai duke vallëzuar, dhe i thashë shih si  po vallëzon me ta”, tha gazetarja. /Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT