E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/e-goditi-pa-dashje-familjari-me-veture-detaje-nga-vdekja-e-3-vjecarit-ne-ferizaj/E goditi pa dashje familjari me veturë, detaje nga vdekja e 3-vjeçarit...

https://klankosova.tv/e-goditi-pa-dashje-familjari-me-veture-detaje-nga-vdekja-e-3-vjecarit-ne-ferizaj/E goditi pa dashje familjari me veturë, detaje nga vdekja e 3-vjeçarit në Ferizaj – Klan Kosova

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dardani të Ferizajt, ku një fëmijë 3 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga një veturë në oborrin e shtëpisë së dajës.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, kur fëmija është goditur nga një veturë e drejtuar nga një i ri 21-vjeçar, djali i dajës së tij, siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani.

Ngasësi thuhet se nuk e kishte vërejtur fëmijën në momentin kur po lëvizte mbrapa me veturë.

Rasti është konfirmuar edhe nga zyrtari policor për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se viktima ishte dërguar në ambulancën e fshatit Pozheran, por fatkeqësisht mjekët vetëm sa kishin konstatuar vdekjen e tij.

Hasani ka raportuar nga vendi i ngjarjes se gjendja emocionale e prindërve dhe familjes është shumë e rëndë pas tragjedisë.

Varrimi i fëmijës do të bëhet sot në fshatin Mirosalë nga ora 18:00.

The post E goditi pa dashje familjari me veturë, detaje nga vdekja e 3-vjeçarit në Ferizaj appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT