E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/e-gerditshme-e-shoh-si-krize-shteterore-hoxhaj-flet-per-situaten-me-kuvendin1/"E gërditshme"..."e shoh si krizë shtetërore" - Hoxhaj flet për situatën me...

https://klankosova.tv/e-gerditshme-e-shoh-si-krize-shteterore-hoxhaj-flet-per-situaten-me-kuvendin1/”E gërditshme”…”e shoh si krizë shtetërore” – Hoxhaj flet për situatën me Kuvendin – Klan Kosova

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, e quan tashmë krizë shtetërore dështimin e seancave në Kuvend, dhe madje e konsideron të neveritshëm faktin që ka dështuar për të 37-tën herë.

“Nuk e shoh vetëm si krizë politike, e shoh si një krizë shtetërore”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Edhe krizë politike mundet me qenë hera e parë, hera e dytë, hera e tretë, por nëse 37 herë dështon Kuvendi i Kosovës, që një process i cili është i qartë, që një process i cili është formal, që një process i cili nuk është temë dhe ne shkojmë aty për 37 herë, them që në rrafsh personal njëmend është e turpshme, është e gërditshme, dhe flet për atë se ku kemi mbrri si klasë politike, meqë nuk kam mendu që ne mund ta testojmë idenë e shtetit të Kosovës”, deklaroi anëtari i Kryesisë së PDK-së.

The post “E gërditshme”…”e shoh si krizë shtetërore” – Hoxhaj flet për situatën me Kuvendin appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT