Sot (e enjte) janë në program për t’u zhvilluar gjashtë ndeshjet e fundit të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve për edicionin 2025/26.
Pas emocioneve të se martës dhe mërkurës mbrëma, xhiro e parë e fazës së ligës sjell emocione edhe gjatë ditës së enjte.
Gjashtë janë ndeshjet që do të zhvillohen edhe gjatë ditës së sotme, në dy oraret e njëjta, nga ora 18:45 dy ndeshje dhe katër tjera nga ora 21:00.
Ndeshja më interesante e mbrëmjes llogaritet të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Napolit në Etihad.
Megjithatë, për shumë kë ndeshje e zjarrtë do të jetë ajo mes Newcastle United dhe Barcelona, e cila pritet të luhet në St James Park.
Nga ora 21:00, dy përballjet tjera janë ato mes Eintracht Frankfurt-Galatasaray dhe Sporting Lisbona-Kairat Almaty.
Dy ndeshjet e orës 18:45 janë programuar të jenë ato mes Club Brugge-Monaco dhe Copenhagen-Bayer Leverkusen. /Telegrafi/