Këtë të diel Kosova do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut me intensitet mesatar deri të lartë.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, rajonet veriore dhe veriperëndimore pritet të kenë reshje më të pakta, ndërsa në pjesët e tjera të territorit reshjet do të jenë më të theksuara, transmeton Klankosova.tv.
Bazuar në të dhënat e IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 12-16°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindjes me shpejtësi 1 deri 11m/s.
The post E diele e vranët dhe me reshje shiu appeared first on Klan Kosova.