Ka vdekur Tringa Buqaj, nga Prizreni.
Lajmin për vdekjen e 18-vjeçares e kanë bërë të ditur familjarët e së ndjerës.
Në njoftim thuhet se varrimi i saj do të bëhet sot me drekë, nga ora 13:00 në varrezat e Prizrenit.
“Nisja e funeralit bëhet nga xhamia e lagjes Dardania, Prizren.”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Për vdekjen e saj, po ashtu ka reaguar edhe Gjimnazi “Gjon Buzuku”, duke shprehur ngushëllimet për humbjen e tragjike të nxënëses së tyre.
“Tringa do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një vajzë e ndritur, e sjellshme dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe gjithë komunitetin tonë shkollor.”, thuhet në njoftimin e shkollës.
The post E dhimshme: Vdes 18 vjeçarja nga Prizreni, Tringa Buqaj appeared first on Klan Kosova.