Ka vdekur dje në rrethana tragjike i riu nga Pozherani, Ideal Halabaku, shkruan Gazeta Sinjali.
Halabaku, dyshohet se ka rënë lartësia e urës “Arbën Xhaferi”, pas një vetaksidenti dhe trupi i tij tashmë është tërhequr nga vendi ku ka ndodh rasti tragjik.
Për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës, e cila ka treguar detaje për rastin tragjik.
“Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Varrimi i të riut do të bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e qytezës në Pozheran, sipas njoftimit të familjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!