Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, bëhet fjalë për Veton Kastratin dhe Përparim Dushkollin. Lamtumira e fundit për Dushkollin do t’i jepet sot në ora 17:00, në varrezat e Korroticës së Nalt – Drenas.
Sipas raportimeve të Sinjalit, rreth orës 05:00 një veturë Audi A6 ngjyrë hiri, e drejtuar nga 33-vjeçari Veton Kastrati, duke lëvizur nga Peja drejt Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka kaluar në shiritin e majtë të rrugës.
Si pasojë, Audi është përplasur me një minibus Mercedes që po vinte nga drejtimi i kundërt, e më pas është shtyrë dhe goditur nga një kamion transportues mallrash Man.
Nga përplasja e fuqishme, të dy kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë, dy persona të tjerë, A. B. dhe F. M. kanë pësuar lëndime trupore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!