Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 16 shtatorit në fshatin Carralevë të Shtimes, ku një person humbi jetën tragjikisht pasi u zën nga traktori.
Siç mësoi Sinjali, viktima është Xhavit Boka, rreth 45 vjeçar, i cili kishte dalë për të tërhequr dru me “sajlle”. Në momentin kritik, pesha e druve ka tërhequr traktorin e cili ishte statik, duke e rrokullisur teposhtë dhe duke e zënë viktimën.
Lamtumira e fundit e të ndjerit do t’i jepet sot rreth orës 15:00-16:00, te varrezat në fshatin Greiqevc, njoftuan të afërmit e Xhavit Bokës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!