Bashkim Spahiu, për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivsht, që humbi jetën të shtunën si pasojë e të shtënave me armë në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës, do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 18:00, në varrezat e fshatit Gllamnik.
Rrethanat e ngjarjes që i mori jetën Spahiut janë ende nën hetim nga autoritetet policore, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga kjo ngjarje tragjike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!