Varroset sot në fshatin Mirash fëmija rreth katërvjeçar që humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në oborrin e shtëpisë në fshatin Dardani të Ferizajt.
Fëmija dyshohet se është goditur nga një veturë, ndërsa ngasësi, sipas policisë ka lidhje familjare me viktimën, njofton Klankosova.tv.
Zyrtari rajonal i Policisë për Ferizajn, Kanun Veseli, konfirmoi për Klankosova.tv, se fëmija ishte dërguar në ambulancën e fshatit Pozheran, ku mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen e tij.
“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën,” thuhet në deklaratën e Veselit për Klankosova.tv.
The post E dhimbshme për familjen Bytyqi në Ferizaj: Sot i jepet lamtumira fëmijës 3-vjeçar që vdiq tragjikisht appeared first on Klan Kosova.