E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Mitrovicën e Jugut

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:42, në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e Jugut, ku pas një aksidenti mes dy veturave, një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.

Sinjali mëson se në këtë aksident ka mbetur i vdekur Hysen Oshlani, rreth 55 vjeçar.

Siç mësoi SInjali, në aksident ishin të përfshira dy vetura civile: një Vë Passat me ngjyrë të zezë dhe një Vë Golf Plus. Dyshohet se deri te përplasja ka ardhur nga pakujdesia e vozitësit të automjetit Passat, i identifikuar si Besart Murati, rreth 21-vjeçar, i cili po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme, si dhe nga veprimi i pasigurt i shoferit të Golfit, H.O, që kishte bërë kyçje të papërgjegjshme në rrugë.

Nga aksidenti kanë pësuar lëndime trupore edhe vozitësi i Passatit, Besart Murati, pasagjeri i tij L.P.rreth 20-vjeçar si dhe pasagjerët e automjetit tjetër, A.H., rreth 60-vjeçar dhe I.O., rreth 54-vjeçar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion, ndërsa vozitësi i automjetit “Passat”, Besart Murati, është ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Mitrovicë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/