E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeE dhimbshme: Kjo është 22-vjeçarja që vdiq sot tragjikisht në Kaçanik

E dhimbshme: Kjo është 22-vjeçarja që vdiq sot tragjikisht në Kaçanik

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, la të vdekur të renë nga komuna e Kaçanikut.

Viktima është Laurina Kuqi, e moshës 22-vjeçare, e cila, sipas Policisë, në momentin kririk si pasojë e shpejtësisë humbi kontrollin mbi automjet.

Për vdekjen e saj ka reaguar edhe menaxhmenti i “ETC-së” së Kaçanikut, duke njoftuar se viktima ishte pjesë e stafit të tyre.

Të njëjtën e përshkruajtën si një punëtore me energji, pozitivitet e përkushtim për punën.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot humbëm punëtoren tonë të dashur, Laurina Kuqi, e cila ndërroi jetë në një aksident tragjik. Laurina do të mbetet një pjesë e pazëvendësueshme e familjes sonë në ETC. Do ta kujtojmë çdo herë për energjinë, përkushtimin dhe pozitivitetin e saj. Pusho në paqe, Laurina. Kujtimi yt do të jetojë përjetë”, thuhet në telegramin e tyre.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT