Monday, March 2, 2026
spot_img
HomeLajmeE dhimbshme: Këta janë dy të rinjtë që vdiqën pas aksidentit në...

E dhimbshme: Këta janë dy të rinjtë që vdiqën pas aksidentit në Itali

Fidan Peci, 27-vjeçar, dhe Ardian Avdyli, 21-vjeçar, janë dy të rinj që humbën tragjikisht jetën pas një aksidenti në Itali të premten.

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar me dhimbje dhe u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën.

Ai tha se humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe për familjet, por edhe për mbarë qytetin tonë dhe Kosovën.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas, Fidan Peci (27 vjeç) dhe Ardian Avdyli (21 vjeç), të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Peci dhe Avdyli, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën. Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe për familjet, por edhe për mbarë qytetin tonë dhe Kosovën. Në këto momente të rënda, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen dhe lutjet tona për shpirtin e tyre”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës, njofton Klankosova.tv.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT