Osman Aliu i mori fëmijët dhe u nis për në Itali, larg shtëpisë së vjetër në Gostivar të Maqedonisë.
Për vite të tëra, Osmani jetoi i lumtur së bashku me tre fëmijët dhe bashkëshorten në shtetin italian.
Por gjithçka ndryshoi kur vajza e tij e madhe, Zemrie Aliu vendosi të martohej me një djalë nga Kosova, raporton Kiks Kosova.
Viti 2016 solli atë që u mendua se do të jetë lumturia e një fillimi të ri për familjen, por fatkeqësisht, kjo lumturi nuk zgjati shumë.
Zemria, së bashku me bashkëshortin nga Vitia, Arsim Aliu, jetoi për dy vite nën një çati me babanë e saj dhe pjesën tjetër të familjes.
Mirëpo, në vitin 2019 gjithçka ndryshoi.
Zemrie dhe bashkëshorti i saj u kthyen në Kosovë, por kthimi i tyre nuk solli paqe.
Ata lanë pas një mal akuzash ndaj babait të saj, duke e përfshirë atë në pretendime serioze për vjedhje të 2 milionë eurove.
Kryefamiljari Osman Aliu rrëfen për Kiks Kosovën atë që thotë se ishin gjashtë vite tmerri për të dhe familjen e tij, pas akuzave dhe kërcënimeve që merr çdo ditë nga vajza.
Ai thotë se që nga ajo ditë, tashmë janë bërë gjashtë vite që ai nuk ka qetësi në shtëpinë e tij.
Çdo ditë thotë se merr telefonata dhe akuza nga Zemria për vjedhje të 2 milionë eurove, që sipas saj ia kishte dhënë shteti italian.
Osmani thotë se gjatë dy viteve të martesës, bashkëshorti i vajzës së tij, Arsim Aliu, punoi vetëm 17 ditë.
Megjithatë, ai tregon se Arsimi u kujdes financiarisht për familjen deri në ditën e fundit.
Osmani thotë se gjatë atij viti u shpërngul në Zvicër për të jetuar, ndërkohë që vazhdonte t’i dërgonte Zemries para për të paguar kreditë megjithëse, sipas tij, ato para nuk shpenzoheshin gjithmonë për qëllimet e duhura.
Babai Osman Aliu, thotë se së bashku me vajzën dhe burrin e saj kishin shkuar në bankë për të verifikuar nëse paratë ekzistonin realisht, pasi Zemria dhe Arsimi pretendonin se kishin fituar edhe nga lotaria.
Megjithatë, në bankë nuk u gjet asnjë gjurmë e këtyre shifrave.
Tashmë vajza e Osman Aliut jeton në Kosovë, në qytetin e Vitisë, bashkë me dy vajzat dhe bashkëshortin, në kushte jo të mira financiare. /Klankosova.tv
The post E bija akuzon babanë se ia vodhi 2 milionë euro, prindi: “Jam në hall” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.