E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeE ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE, erdhi koha...

E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE, erdhi koha t’i mbajmë premtimetSinjali

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, është shprehur se “nuk ka dyshim” se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë është në BE.

Ai po ashtu ka potencuar se është koha që BE të përmbushë premtimet e saj ndaj këtyre vendeve.

Në fjalimin e tij para deputetëve të Parlamentit Evropian, Costa theksoi se zgjerimi i BE-së ishte një nga mesazhet kryesore të takimit të mbajtur më 19 dhjetor dhe se BE-ja është plotësisht e përkushtuar për zgjerimin si investimi më i madh gjeopolitik për paqen dhe sigurinë të popullit evropian dhe të kontinentit.

“Së dyti, për zgjerimin. Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj zgjerimit si investimi më i madh gjeopolitik për paqen dhe sigurinë, për popullin tonë dhe kontinentin tonë. Kjo ishte gjithashtu një temë qendrore në samitin e Ballkanit Perëndimor që unë kryesova një ditë përpara Këshillit Evropian.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia po punojnë shumë për të përmbushur angazhimet e tyre. Nuk ka dyshim se e ardhmja e këtyre vendeve është në Bashkimin tonë. Është koha që ne t’i zbatojmë premtimet tona ashtu siç ata i përmbushin të tyret”, ka thënë Costa.

Costa qysh pas marrjes së detyrës kishte premtuar se zgjerimin do ta ketë prioritet gjatë mandatit të tij në krye të Këshillit të BE-së.

/GazetaSinjali/

//platform.twitter.com/widgets.js
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498