Erogen Vaso, i njohur edhe si Erogen Brajoviç, 43 vjeç, është personi që mbeti i plagosur rëndë në atentatin me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e së hënës në Shkodër.
Erogen Vaso është vëllai i Denis Brajoviç dhe dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit, ku mbeti i plagosur rëndë.
Sipas Euronews.al nga të shtënat me armë zjarri humbën jetën Armando Pali dhe Geridon Kraja, ndërsa u plagos edhe kamarierja e lokalit, Meri Kaceri.
Vaso ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër dhe më pas punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).
Emri i tij doli në një dosje të SPAK në vitin 2023 si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajrat e Shkodrës”, ku u lëshuan 14 masa sigurie për vepra të rënda penale.
Vëllai i tij, Denis Brajoviç u arrestua në shkurt 2024 në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe u ekstradua nga Dubai më 23 korrik 2025 ndërsa ndodhet në masë sigurie “arrest me burg”.
Për atentatin është arrestuar Ragip Gila, 29 vjeç, i cili kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu.
Ai ishte arrestuar në dhjetor 2023 pasi iu gjetën armë, municion, jelekë antiplumb, maska dhe paruke.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!