Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajmeDyshohet se një person ka vdekur pas një aksidenti në Bresje të...

Dyshohet se një person ka vdekur pas një aksidenti në Bresje të Fushë Kosovës

Në një aksident që ndodhi para pak minutave në Bresje të Fushë Kosovës, një person dyshohet se ka mbetur i vdekur.

Aksidenti ka ndodhur tek semaforët që janë në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Klan Kosova mëson se në vendin e ngjarjes janë shumë pjesëtarë të policisë të cilët edhe e kanë bllokuar rrugën nga Prishtina në drejtim të Pejës.

Ndërkohë, edhe më tej trupi i personit të aksidentuar ndodhet i shtrirë në rrugë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti kurse qarkullimi i trafikut është devijuar në rrugë të tjera.

Klan Kosova është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast dhe në momentin që do të ketë sqarime shtesë do t’i publikojë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT