Një person është arrestuar pasi dyshohet për veprën “Ngacmim, fotografim dhe incizim i paautorizuar” ndaj një gruaje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 23.09.2025 pas hetimeve të zhvilluar është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, si i dyshuar për kryerjen e veprës së lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/