E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeDyshohet se mërgimtari e sulmoi një të ri në dalje të autostradës...

Dyshohet se mërgimtari e sulmoi një të ri në dalje të autostradës në Suharekë (VIDEO)

Një incident i dhunshëm dyshohet të ketë ndodhur sot në një pjesë të autostradës në afërsi të Suharekës, ku një person është sulmuar nga një tjetër, i cili dyshohet se është mërgimtar.

Pamjet e siguruara nga Klankosova.tv tregojnë momentin e tensionuar, ndërsa bëhet e ditur se viktima ka pësuar edhe dëmtime materiale, pasi i është dëmtuar vetura gjatë incidentit.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore menjëherë pas ngjarjes, ndërkohë që rasti është raportuar në Polici.

Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosoves lidhur me këtë ngjarje, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Policia nuk ka dhënë informacione zyrtare mbi motivin apo detajet tjera të rastit.

Motivi i sulmit mbetet ende i panjohur.

Video si në vijim:

The post Dyshohet se mërgimtari e sulmoi një të ri në dalje të autostradës në Suharekë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT