Dy volejbollistë të klubit Peja, janë ndaluar për 48 orë.
Kjo pasi që ata dyshohet se të dielen, i kishin sulmuar disa tifozë pas përfundimit të ndeshjes kundër KV Ferizajt.
Rasti dyshohet se ka ndodhur në palestrën sportive “Bill Clinton”, në këtë qytet.
Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe nga policia, gjegjësisht Drejtoria Rajonale në Ferizaj.
“Me 01.12.2024 , rreth orës 22:40 ka ndodhur një sulm fizik në sallën e sporteve ,, Bill Clinton “ në Ferizaj . Dy persona, lojtar të ekipit të volejbollit KV “ Peja” janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes volejbollistike KV Ferizaj dhe KV ” Peja”, kur këta të fundit kanë hyrë në pjesën e tribunave të shikuesve të Ferizajt dhe i kanë sulmuar ata fizikisht”, thuhet në përgjigje njofton Klankosova.tv
“Nga Njësia e Hetimeve të stacionit të Ferizajt janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje dy lojtarët e KV “Peja”. Njësia e Hetimeve të stacionit të Ferizajt është duke grumbulluar edhe informacione tjera, nëse ka të implikuar tjerë në këtë ngjarje dhe në koordinim me prokurorin do të ndërrmerren masat e nevojshme ligjore!”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.