Është ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Pallatitë të Rinisë A.Z dhe F.Rr, të cilët dyshohet se keqpërdorën 137 mijë euro e kësaj ndërmarrje.
Ata akuzohen për tri vepra penale “Përvetësimi në detyrë” , “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Sipas aktakuzës, A.Z., në cilësinë e menaxherit të Financave dhe më pas ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në “Pallati i Rinisë” Sh.A. në Prishtinë, dyshohet se gjatë viteve 2021–2022, ka keqpërdorur mbi 137 mijë euro të ndërmarrjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.


