E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeDyshohet për një rast dhunimi, kapet pas katër muajsh 33 vjeçari

Dyshohet për një rast dhunimi, kapet pas katër muajsh 33 vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në një rast dhunimi të ndodhur në muajin prill në fshatin Radivojc të Vitisë.

Bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet N.S, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.

“Arrestimi i tij është bëtë si rezultat i hetimeve dhe krijimit të bazës së dyshimit se i njëjti ka qenë i përfshirë në veprën penale ‘’Dhunim’’, rast i cili ka ndodhur në fshatin Radivojc të komunës së Vitisë, i raportuar me datën 29.04.2025”.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet për grumbullimin e provave janë duke vazhduar”, njofton policia, trasmeton Klankosova.tv.

The post Dyshohet për një rast dhunimi, kapet pas katër muajsh 33 vjeçari appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT