Jashtë procedurave u tërhoqën, ndaj jashtë numërimit mbetën.
Rreth 30 zarfe me fletëvotime nga Kroacia, siç merr vesh Klan Kosova, nuk u proceduan si të rregullta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndaj edhe nuk janë duke u numëruar.
Lidhur me to qenë nisur hetimet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kur edhe raportohej edhe për përfshirjen e ambasadorit, Martin Berishaj, në procesin e tërheqjes së votave pa njoftuar vëzhguesit.
Se në çfarë faze është puna e organeve të rendit në këtë drejtim, nuk iu dhanë informacione të shtunën televizionit.
Por veç kësaj institucioneve tash po u kërkohet të sigurohen nëse shkoi krejt në rregull edhe me pjesë tjera të votimeve nga mërgimtarët.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën më poshtë:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>