Kompania sllovene “Valicon,” e cila kryen matje të opinionit publik, ka dalë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjeve financiare me GEN-i, kompaninë nga e cila është paguar edhe ambasadori kosovar Martin Berishaj. Raportohet se “Valicon” ka marrë 33 mijë euro nga GEN-i gjatë periudhës dhjetor 2023 – nëntor 2024, ndërkohë që ka nisur operimin në Kosovë pikërisht në dhjetor të vitit të kaluar.
Kjo kompani e nxori Lëvizjen Vetëvendosje me 52% mbështetje, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, dyshimet për financimet nga GEN-i kanë ngritur pikëpyetje për integritetin dhe pavarësinë e këtyre matjeve.
Gazetari Ardian Gaxherri, ka deklaruar se kjo shifër prej 52-% për VV-në është një propagandë.
“Nëse kjo është paguar nga GEN-i, atëherë kemi të bëjmë me pastrim parash. Kjo tregon se propagandën e njeh më së miri Albin Kurti. Këto katër vite kanë dëshmuar se ai vepron vetëm përmes propagandës, pa një vizion të qartë për vendin”, tha ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Për më shumë detaje, ndiqeni emisionin e plotë:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>