Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilri Gashi, ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimor, për një kuti votimi në Gjakovë me numër 02-07-06, në të cilën dyshohet se është votuar përmes atij që quhet âtreni bullgarâ.
Dyshime ka thënë se ka edhe për një kuti në Mitrovicë.
Gashi ka thënë se ajo kuti sâështë dashur të numërohet, deri në një hetim përfundimtar.
âMendoj që duhet të trajtohen edhe disa çështje për të cilat kanë ndodhë gjatë ditës së votimit, që për njërën nga këto është në trajtim edhe nga Prokuroria. Kërkoj nga ju që të bëni një komision për të hetuar një kuti në Gjakovë, për të cilën është thënë se ka qarkulluar âtreni bullgarâ, bëhet fjalë për kutinë 02 07 06, e cila është objekt hetimi. Ajo kuti është numëruar, kërkoj që të largohet nga rezultati deri në një hetim përfundimtar. Kërkoj ta bëni një Komision, pavarësisht përfundimit të organeve të drejtësisëâ, ka thënë Gashi, duke iu drejtuar Drejtorit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhalës.
Megjithatë me një kërkesë të tillë të anëtarit të PDK-së, sâështë pajtuar anëtari i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi, duke thënë se tashmë për të njëjtën kuti është duke u zhvilluar një hetim nga Prokuroria e Shtetit dhe se do të veprohet ndaj të njëjtës në momentin që do të ketë epilog hetimi.
âQë të mos të dalë në media ky këndvështrim i njëanshëm dhe joprofesional i kolegut, sepse për kutinë në Gjakovë organet po merren dhe ne sâkemi nevojë me ndërmarrë veprim tjetër, përveç asaj që organet e hetuesisë, ata i kanë marrë materialet, i shikojnë dhe në bazë të cilave dalin me një raport dhe në bazë të të cilit ne veprojmëâ, ka thënë Krasniqi.
âNatyrisht numërimi është dashur të ndodh, për të ditur gjendjen reale të kutisë, dhe besoj ajo është bërëâ, ka shtuar tutje Krasniqi.
Përplasja mes tyre ka vazhduar me Gashin, i cili ka thënë se duhet të dihet se çfarë ka ndodhur në këto raste, në të kundërtën duhet ankuar në PZAP.
âDuhet të merren njerëzit në përgjegjësi dhe nuk janë kryer punën si duhet. Ligji e cakton se kur hapen vendvotimet e kur mbyllen, nuk mund të votosh në orën 12:00 të natës. Ne vetë duhet tâi hetojmë këto raste para se tâi hetojë dikush tjetër. Nuk mund tâi lëmë të rrjedhin sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Kjo është pse po kërkoj. Nuk është çështja këtu për ta cenuar integritetin e institucionit, pikërisht është për me mbrojt institucioninâ, ka shtuar ai./EO
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>