Dyshime për shkelje ligjore, Hamza shkarkon dhe denoncon drejtorin për Kulturë në Mitrovicë

Dyshime për shkelje ligjore, Hamza shkarkon dhe denoncon drejtorin për Kulturë në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shkarkuar njërin prej drejtorëve në komunën që ai qeveris.

Në vendimin e marrë më pesë gusht, i pari i Mitrovicës, ka shkarkuar Fahri Jasharin nga pozita e drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport.

Këtë për klankosova.tv, e konfirmoi vet Bedri Hamza në një prononcim të tij.

”Po e saktë”, u shpreh ai ndër tjera.

Shkarkimi i tij erdhi mbi dyshimin e bazuar për shkelje ligjore ku rasti është denoncuar dhe vendimi ka të bëjë me një kontratë për subvencione që sipas tij, kishte shmangie të procedurave ligjore duke regjistruar ndryshim të shumave në të.

Hamza theksoi se në raport me Ligjin nuk ka kompromis me askënd.

The post Dyshime për shkelje ligjore, Hamza shkarkon dhe denoncon drejtorin për Kulturë në Mitrovicë appeared first on Klan Kosova.