Dyshime për shfrytëzim seksual të fëmijëve, arrestohet një person në Prishtinë

Dyshime për shfrytëzim seksual të fëmijëve, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë për posedim të materialit me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është një mashkull me shtetësi kosovare.


Gjatë kontrollit janë konfiskuar dy telefona të cilët dyshohet se përmbajnë materiale të ndaluara.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/