E shtunë, 19 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeDyshime për devijim në procesin për koncesion të aeroporteve të Malit të...

Dyshime për devijim në procesin për koncesion të aeroporteve të Malit të Zi, del i pari aeroporti që fillimisht u eliminua nga gara

Pas një maratonë shtyrjesh afati, përsëritje procesesh, Komisioni i tenderit për dhënien me koncesion të aeroporteve të Malit të Zi finalizoi punën duke dërguar listën e renditjes së ofertuesve tek Ministria e Transportit.

I pari në listë më 96.18 pikë është aeroporti “Incheon International Airport Corporation” (IIAC), kurse i dyti me 65.18 pikë renditet aeroporti “Corporation America Airports” (CAAP).

Ky listim vjen pas një procesi vlerësimi, i cili fillimisht e eliminoi ngas gara aeroportin “Incheon International Airport Corporation” (IIAC), për ta kthyer më pas një ofertuesin e parë, kjo pas ndërhyrjes dhe këshillimit nga palë të interesuara në këtë proces.

Lidhur me këtë proces, kohet e fundit ka pasur dyshime se qeveria po devijojnë procesin e tenderit. Kjo pas takimit të Milojko Spajic, kryeministrit të Malit të Zi dhe Bodin Bulatovic, i punesuar si Country Officer for Serbia & the Western Balkans per International Finance Corporation (IFC), si dhe Ana Marojevic, e cila është drejtoreshë e përgjithshme e Menzies Aviation për Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe përfaqësuese e IIAC.

E dritëhije mbi procesin ka hedhur edhe takimet e kryesuara nga drejtori i Roko Tolic, i cili njëherësh raportohet të jetë edhe mik i kryeministrit të Malit të Zi,

Por, bazuar në ligjin për koncesione dhe thirrje për propozime (RFP), në kohën kur propozimet janë në shqyrtim, ofruesit dhe përfaqësuesit duhet të përmbahen nga kontakti i çfarëdo forme.

“Ndërsa Propozimet janë në shqyrtim, Ofruesit (Bidders) dhe/ose përfaqësuesit e tyre apo palët e tjera të interesuara duhet të përmbahen nga kontakti, në çfarëdo forme, me Qeverinë e Malit të Zi (GOM), Ministrinë, Komisionin e Ofertave dhe/ose punonjësit/përfaqësuesit e tyre në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me Propozimet që janë në shqyrtim.”

 

 

 

The post Dyshime për devijim në procesin për koncesion të aeroporteve të Malit të Zi, del i pari aeroporti që fillimisht u eliminua nga gara appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT