Dinamo Kievi ka arritur të nxjerrë një barazim të lavdishëm ndaj Galatasarayt në Europa League, duke arritur të sigurojë pikën e parë në këtë edicion të Europa League.
Ukrainasit arritën të anulojnë një epërsi dygolëshe të vendësve për të ikur nga Stambolli me pikën e tyre të vetme.
Fillimisht vendësit akumuluan një avantazh të dyfishtë me golat e Davinson Sanchez, 6’, dhe Abdulkerim Bardakci, 21’.
Mysafirët ngushtuan rezultatin një minutë para fundit të pjesës së parë përmes Vladyslav Vanatit.
Galatasaray riktheu avantazhin prej dy golash përmes Victor Osimhenit që shënoi nga penaltina në minutën e 53-të.
Por, dy golat e Andryi Yarmolenkos në minutat 68’ dhe 81’ ua mohuan fitoren vendësve.
Dinamo Kievi vazhdon të jetë i 36-ti, respektivisht i fundit në tabelën e Europa League, ndërkaq Galatasaray rri aktualisht i pesti me 13 pikë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>