Skuadra gjermane, Dynamo Dresden kërkon të bëjë blerjen e plotë të kartonit, të mbrojtësit kosovar, Andi Hoti.
Hoti është huazuar te skuadra e Dresdenit nga Magdebrugu deri në fund të këtij edicioni, shkruan Indeksonline
Dynamo nga sezoni i ri pritet të bëjë gara në Bundesliga 2, andaj dëshirojnë të blejnë kartonin e plotë të 22-vjeçarit.
Hoti ka zhvilluar vetëm 10 paraqitje deri tani dhe ka shënuar një gol. Por tani ka probleme muskolare.
Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” është plotë 700 mijë euro, kurse transferimi i tij te Dynamo (në rast se ndodh) pritet të jetë për shifrën 1 milion euro./Indeksonline/
Dynamo Dresden deshiron ta transferoj perfundimisht Andi Hoti i cili po kalon sezonin huazim te klubi i Bundesliga 3 nga Magdeburg. Klubi gjerman janë zyrtarisht të promovuar në Bundesliga 2 dhe qendermbrojtesi kishte 10 paraqitje 🆕🇽🇰
22 vjeçari ishte pjesë e Inter të kaluaren pic.twitter.com/t2LSQAEd3i
— AlbanianScout (@albanianscout) April 29, 2025