Dylli i veshit është një substancë mbrojtëse që trupi e prodhon natyrshëm, por te disa persona mund të grumbullohet në sasi të tepërt, duke shkaktuar bllokim, dhimbje, zhurmë apo infeksione.
Dylli bllokon dëgjimin dhe shoqërohet me simptoma si:
- Dhimbje veshi
- Zhurmë në vesh
- Infeksion
- Kruarje
- Aroma të pakëndshme
- Rrjedhje sekrecionesh nga veshi.
Rekomandohet shmangia e objekteve si kunjat e pambukut, që e shtyjnë dyllin më thellë, dhe sugjerohen disa kura natyrale për pastrim të sigurt:
Uthull molle me alkol
Përzihen dy lugë uthull me dy lugë alkol, dhe me pikatore hidhen disa pika në vesh. Vendoset pambuk për disa minuta, pastaj kullohet veshi me ndihmën e një peshqiri.
Vaj i arrës së kokosit
Vaji ngrohet lehtë, pastaj me pikatore hidhet në vesh dhe lihet për 10 minuta. Më pas veshi shpëlahet me ujë të ngrohtë.
Glicerinë me ujë
Disa pika glicerinë përzihen me ujë dhe hidhen në vesh. Pasi qëndrojnë për 5 minuta, veshi kullohet dhe në fund hidhen disa pika alkool për tharje dhe dezinfektim.
Vaj hudhre
Hudhra kavërdiset në vaj susami derisa të nxihet. Vaji kullohet dhe, pasi të ftohet, hidhen disa pika në vesh. Qëndron disa minuta për të ndihmuar në zbutjen e dyllit.
Ekspertët këshillojnë kujdes të veçantë dhe shmangie të çdo vaji ose substance të nxehtë, për të mos rrezikuar dëmtime në vesh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Dylli i veshit: Simptomat shqetësuese dhe trajtimi me produkte natyrale appeared first on Sinjali.