Dy vjet nga rënia heroike e Afrim Bunjakut, Behrami: Serbia nuk ka ndryshuar agjendën e saj luftënxitëse

Dy vjet nga rënia heroike e Afrim Bunjakut, Behrami: Serbia nuk ka ndryshuar agjendën e saj luftënxitëse

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami e ka përkujtuar rreshterin, Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht gjatë sulmit terrorist më 24 shtator të vitit 2023.

Dy vjet më pas, kryeterroristi i këtij sulmi, Milan Radoiçiq vazhdon të jetë ende i lirë.

Lidhur me këtë, Behrami thotë se Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse me të cilën ka kryer gjenocid në Kosovë.

“Ajo përbën rrezik permanent për sigurinë, edhe pas rënies heroike të heroit Afrim Bunjaku”, ka shkruar tutje deputeti.

Behrami poashtu thotë se Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm në mbrojtje të rendit dhe sovranitetit dy vjet më parë, duke u koordinuar me ShBA-në dhe aleatët e tjerë të Kosovës.

“Marrëdhëniet me SHBA-në mbeten përcaktuese për çdo sukses të ardhshëm, si në ruajtjen e paqes, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Lavdi heroit Afrim Bunjaku”, përfundoi Behrami, njofton Klankosova.tv.

The post Dy vjet nga rënia heroike e Afrim Bunjakut, Behrami: Serbia nuk ka ndryshuar agjendën e saj luftënxitëse appeared first on Klan Kosova.