Dy trena përplasen ballë për ballë në Sllovaki, dhjetëra të lënduar

Dy trena përplasen ballë për ballë në Sllovaki, dhjetëra të lënduar

Dy trena të shpejtë janë përplasur ballë për ballë në Sllovaki, duke lënë dhjetëra të lënduar, dy prej të cilëve në gjendje kritike.

Trenat u përplasën në qytetin e vogël të Roznavës, në lindje të vendit, pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm, sipas Hekurudhave Sllovake .


Policia vlerësoi se në bord ndodheshin 80 pasagjerë dhe ka nisur një hetim për këtë aksident.

Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estok, tha se dy pasagjerë ishin në gjendje kritike dhe lëndimet e të tjerëve nuk ishin serioze.

Ai sugjeroi që faji mund të jetë gabimi njerëzor.

Në një deklaratë, Hekurudhat Sllovake thanë: “Për momentin, përparësia është shpëtimi dhe evakuimi i pasagjerëve dhe punonjësve tanë.” /Telegrafi/