E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeDy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal...

Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Prishtinë

Dy persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, ka thënë se shpërthimi thuhet se ka ndodhur rreth orës 23:00.

“Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të  vendit të  ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi”.

“Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT