Dy të lënduar nga aksidenti pas mesnate në Prishtinë, detaje nga Policia

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnatës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Zyrtari për informim i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Sinjalin se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 01:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy të lënduar nga aksidenti pas mesnate në Prishtinë, detaje nga Policia appeared first on Sinjali.