Dy të arrestuar për tentim vrasje në Caravik të Klinës

Dy të arrestuar për tentim vrasje në Caravik të Klinës

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kishin gjuajtur me armë zjarri në Caravik të Klinës.

Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se të dyshuarit  kishin gjuajtur në drejtim të një kamioni në lëvizje, ku ndodheshin viktimat, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa në kamion vërehet një vrimë nga plumbi.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

 

The post Dy të arrestuar për tentim vrasje në Caravik të Klinës appeared first on Klan Kosova.