Pesë persona janë shoqëruar në polici, ku pas intervistimit dy prej tyre janë arrestuar pas aksionit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Krimet Ekonomike në Agjencinë Kadastrale dhe Agjencinë e Arkivave të Kosovës.
Sipas njoftimit, bastisjet dhe kontrollet janë zhvilluar në disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime, si dhe në “disa lokacione tjera me interes për hetim”.
“Gjatë këtij aksioni, janë shoqëruar në polici pesë persona M.B., V.B. B.SH. M.B. dhe Z.SH., ndërsa pas intervistimit, disa prej tyre janë arrestuar, mbi dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, gjatë së cilës hetimet po vazhdojnë ende për rastin e bartjes së pronave publike në private në mënyrë të kundërligjshme”.
“Hetimet lidhen me rastin e bartjes së paligjshme të pronës publike në pronësi private përmes një aktgjykimi të falsifikuar. Prona në fjalë gjendet në Veternik të Prishtinës, dhe është pronësi publike e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) përkatësisht të ndërmarrjes shoqërore RTP”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Njësitet speciale të policisë mëngjesin e sotëm zbarkuan në objektin ku gjenden disa agjenci shtetërore.
Në fakt, ky aksion ka të bëjë me rastin e arrestimit të avokatit Venhar Hana, i cili u prangos më 11 qershor për falsifikim dhe mashtrim.
The post Dy të arrestuar pas aksionit të Krimeve Ekonomike në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave appeared first on Klan Kosova.