E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeDy të arrestuar në veri për prishje të rendit, Elshani: Situata është...

Dy të arrestuar në veri për prishje të rendit, Elshani: Situata është e qetë

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pas përfundimit të “Mitrovica Jazz Days”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Prishtinës, Veton Elshani.

“Sot rreth orës 16:00 në sheshin ‘Car Lazar’ ka pasur aktivit kulturor, Festival i Jazit. Pas përfundimit të performancës, rreth orës 18:00 dhe fillimit të mbledhjes së pajisjeve muzikore nga ana e organizatorit, ka ardhur deri te prishja e rendi dhe qetësisë publike”.

“Dy persona janë ndaluar si të dyshimtë, ndërsa pas intervistimeve dhe konsultimit me prokuror do të vendoset se si të lëvizim tutje”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Elshani u shpreh se situata në Mitrovicë të Veriut është e qetë.

The post Dy të arrestuar në veri për prishje të rendit, Elshani: Situata është e qetë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT