Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Vajnik të Skenderajt.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 60 fishekë, një pushkë gjuetie me 18 fishekë, një pushkë ajrore dhe një revole me gaz, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thotë Policia.
The post Dy të arrestuar në Skenderaj, iu gjendet AK-47 e armë të tjera pa leje appeared first on Klan Kosova.