Superliga e basketbollit sot vazhdon me dy superndeshje që transmetohen ekskluzivisht në platformën më të madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Me fillim nga ora 19:00, në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi i bën nikoqirllëk Pejës.
Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1, njofton Klankosova.tv
Kurse, në palestrën “Sezai Surroi”, Prizren e pret Prishtinë.
Edhe kjo ndeshje interesante jepet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 2 të Artmotion.
Derisa të mërkurën mbrëma u zhvilluan dy ndeshje që startuan stinorin pranveror të basketbollit kosovar.
Bashkimi e ka mposhtur Trepçën me rezultatin 76:72, kurse Bora e ka mposhtur Yllin me rezultat 93:80, njofton Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>