Dy super-përballje sot në Serie A

Dy super-përballje sot në Serie A

Kampionati italian në futboll, Serie A, vjen ekskluzivisht në platformën më të pasur televizive, Artmotion.

Në mesin e ndeshjeve që sot spikat është ajo mes Juventusit dhe AC Milanit, të cilën fansat do të kenë mundësi ta ndjekin nga ora 18:00 në S1.

Përballja e fundit mes tyre, në kuadër të Superkupës së Italisë, përfundoi me fitoren e milanistëve, 3:2.

Juventusi, në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, kurse Milani vjen në këtë përballje nga fitorja ndaj Comos në xhiron e fundit.

Në Serie A na presin edhe përballje tjera interesante.

Atalanta nga pozita e tretë e pret në shtëpi kreun e tabelës, Napolin. Kjo përballje zhvillohet nga ora 20:45, kurse Bologna vs Monza transmetohet nga ora 15:00.

Krejt këto dhe shumë më shumë, keni mundësi t’i ndiqni në platformën televizive Artmotion. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>