E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/dy-shtetas-te-kosoves-kapen-ne-durres-me-rreth-23-mije-franga-te-padeklaruara/Dy shtetas të Kosovës kapen në Durrës me rreth 23 mijë franga...

https://klankosova.tv/dy-shtetas-te-kosoves-kapen-ne-durres-me-rreth-23-mije-franga-te-padeklaruara/Dy shtetas të Kosovës kapen në Durrës me rreth 23 mijë franga të padeklaruara – Klan Kosova

Një 41-vjeçar dhe një 37-vjeçare nga Kosova janë zënë me para të padeklaruara në Port, Durrës.

Sipas policisë, E.H., dhe F.M., paratë i kishin në trup, në total prej 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar, transmeton Klankosova.tv.

Shuma e parave u sekuestrua nga Policia e Shtetit me cilësinë e provës materiale.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

The post Dy shtetas të Kosovës kapen në Durrës me rreth 23 mijë franga të padeklaruara appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT