Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku burime të sigurta të Gazetës Sinjali kanë zbuluar një ngjarje shqetësuese në hotelin ‘Manami’. Sipas informacionit të siguruar, një çift shtetasish nga Portugalia ka braktisur hotelin pa paralajmërim dhe ka lënë pa paguar borxhin për akomodim.
Çifti, i cili ishte akomoduar në këtë hotel nga data 22 prill 2025, kishte planifikuar qëndrimin deri më 26 prill 2025. Personi i regjistruar në sistemin e hotelit ishte identifikuar si Tulia Alexnda Gouweia Teles, e lindur më 29 mars 1977. Sidoqoftë, burimet e Sigalit raportojnë se personi tjetër, mashkull, nuk ishte i regjistruar fare në sistemin e hotelit, duke shkelur kështu rregullat e akomodimit.
Në mëngjesin e ditës së sotme, stafi i hotelit ka konstatuar se të dy personat kishin lënë hotelin pa kryer pagesën për qëndrimin e tyre, duke lënë pas një borxh prej 450 euro. Kjo ka shkaktuar shqetësim për menaxhmentin e hotelit dhe autoritetet e sigurisë.
Rasti tashmë është raportuar tek autoritetet në Prishtinë, ku Policia ka nisur veprimet hetimore dhe ka shpërndarë informatën nëpër njësitë e terrenit dhe pikat kufitare, në përpjekje për lokalizimin dhe ndalimin e tyre.
Sinjali do të vazhdojë të përcjellë nga afër zhvillimet për këtë rast.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);