E martë, 13 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeDy shërbime të reja shtohen në platformën e-Kosova

Dy shërbime të reja shtohen në platformën e-Kosova

Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në platformën e-Kosova janë lansuar edhe dy shërbime të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Sveçla përmes një njoftimi në Facebook njoftoi se nga sot e tutje përmes platformës e-Kosova do të mundësohet online procedimi i kërkesës për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesa për njohjen e statusit për personat e verbër.

“Me qëllim të ofrimit të shërbimeve efikase për qytetarët tanë e veçanërisht për ata e ato që kanë më shumë nevojë për mbështetjen tonë në tejkalimin e çdo sfide, nga sot e tutje përmes platformës e-Kosova do të mundësohet online procedimi i kërkesës për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesa për njohjen e statusit për personat e verbër. Do të punojmë pa u ndalur në digjitalizimin e çdo procesi që të lehtësojmë më tej jetesën dhe zhvillimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT