Friday, March 6, 2026
spot_img
HomeLajmeDy raste të vdekjeve të dyshimta brenda ditës – 90-vjeçarja gjendet në...

Dy raste të vdekjeve të dyshimta brenda ditës – 90-vjeçarja gjendet në oborr në Gjilan, 64-vjeçari pa shenja jete në shtëpi në Zveçan

Dy raste të hetimit mbi vdekjen janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë, një në Gjilan dhe tjetri në Zveçan, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në rrethana që po hetohen nga autoritetet, mëson Sinjali.

Rasti i parë është raportuar më 5 mars 2026, rreth orës 15:15, në rrugën “Sadulla Brestovci” në Gjilan. Një qytetar ka njoftuar policinë se në oborrin e një shtëpie ndodhej e shtrirë një grua.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, hetuesit e stacionit dhe hetimet rajonale, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e Milena Pavicevic, 90 vjeçe. Sipas të dhënave fillestare, viktima jetonte e vetme në shtëpinë e saj.

Ndërkohë, një tjetër rast është raportuar po atë ditë në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas informacioneve fillestare, një person ka shkuar për ta vizituar vëllain e tij pasi nuk kishte pasur kontakt me të për disa ditë. Pasi ka hyrë në shtëpi, ai ka vërejtur se Dragan Miloviq, 64 vjeç, ishte pa shenja jete.

Në të dy rastet kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimave.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rastet janë iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për procedurat e mëtejshme dhe për të sqaruar rrethanat e vdekjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT