Wednesday, March 4, 2026
spot_img
HomeLajmeDy raketa balistike iraniane godasin Katarin, sulmohet baza amerikane në Al Udaid

Dy raketa balistike iraniane godasin Katarin, sulmohet baza amerikane në Al Udaid

Katari është vënë të mërkurën në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, ka bërë të ditur ministria e tij e Mbrojtjes.

Njëra prej këtyre raketave është kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit, dhe tjetra ka goditur bazën ajrore amerikane në Al Udaid – baza më e madhe amerikane në rajon.

Nuk ka pasur viktima, thotë Katari.

Ndërkohë, SHBA-ja ka bërë të ditur se që nga fillimi i ofensivës ndaj Iranit, bashkë me Izraelin kanë goditur rreth 2,000 objektiva atje. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT