E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeDy persona përfshihen në një grabitje në Prizren, arrestohet njëri prej tyre

Dy persona përfshihen në një grabitje në Prizren, arrestohet njëri prej tyre

Dy persona janë përfshirë në një grabitje në Prizren, ku një grua ka bërë të ditur se ata i janë afruar derisa ajo ishte duke ecur ne këmbë bashkë me fëmijët e saj dhe njëri prej tyre ia ka marrë me forcë zinxhirin e arit nga qafa dhe ka goditur fëmijën.

Policia ka bërë të ditur se falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në vendin e ngjarjes derisa ka arritur policia dhe i njëjti është arrestuar.

Ndërkaq, i dyshuari tjetër është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim, përcjell Klankosova.tv.

“Më datë 29.07.2025, rreth orës 14:50, në rrugën “Selajdin Braha” në Prizren është raportuar një rast grabitjeje. Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës kanë reaguar menjëherë, kanë kontaktuar viktimën femër dhe sipas viktimës, dy persona të dyshuar i janë afruar derisa ajo ishte duke ecur ne këmbë bashkë me fëmijët e saj 7-vjeçar, në atë rast njëri prej tyre i ka marrë me forcë zinxhirin e arit nga qafa viktimës dhe ka goditur fëmijën e saj 7-vjeçar”.

“Viktimës i është ofruar ndihmë fillimisht nga qytetarët e me pas nga ekipi mjekësorë i urgjencës.  Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në vendin e ngjarjes derisa ka mbërri policia. I dyshuari që është gjet në vendngjarje është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim. Policia është duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin edhe të dyshuarit të dytë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

The post Dy persona përfshihen në një grabitje në Prizren, arrestohet njëri prej tyre appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT