Dy persona dyshohet se uzurpuan dhe dëmtuan pronën publike në Prizren

https://klankosova.tv/policia-fton-qytetaret-qe-te-lajmerohen-nese-u-ndjene-te-mashtruar-nga-tre-persona-per-donacione/Policia fton qytetarët që të lajmërohen nëse u ndjenë të mashtruar nga tre persona për donacione - Klan Kosova

Dy persona raportohet se kanë uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit ishin punëdhënës dhe punëmarrës, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një ekskavator dhe një kamion.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri punëdhënës e tjetri punë kryes, janë takuar duke zhvilluar punime në pronën që nuk është e tyre dhe të njëjtit kishin uzurpuar dhe dëmtuar pronën publike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mjetet e punës: një eskavator dhe një kamion janë sekuestruar. Rasti procedohet me procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

The post Dy persona dyshohet se uzurpuan dhe dëmtuan pronën publike në Prizren appeared first on Klan Kosova.